Kronikë
Seanca e nxehtë në Kongres: Jack Smith përmend dënimin e Hashim Thaçit për t'u mbrojtur nga akuzat e republikanëve
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, po përballet me pyetje të ashpra në Kongresin amerikan, ndërsa po dëshmon përpara ligjvënësve. Ai është vënë në shënjestër të kongresistëve republikanë lidhur me hetimet ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku po akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjatë seancës dëgjimore, kongresmeni Eric Schmitt e ka pyetur ish-kryeprokurorin nëse ka regjistruar humbje gjatë karrierës së tij profesionale. Smith e ka pranuar një gjë të tillë, duke konfirmuar se ka pasur raste që i ka humbur në të kaluarën.
Më pas, debati është zhvendosur te angazhimi i tij në krye të Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Kongresmeni Schmitt ka kërkuar llogari për punën e tij dhe aktakuzën e ngritur ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2020.
Duke iu përgjigjur pyetjeve, Smith ka theksuar se në atë rast, ish-presidenti Thaçi sapo është shpallur fajtor dhe është dënuar për përgjegjësinë e tij në mbi 300 raste të torturës dhe 96 vrasje të paligjshme.
Në vijim të diskutimit, kongresmeni Schmitt ka aluduar se puna e Smithit në Tribunalin e Hagës mund të ketë qenë një mundësi e shfrytëzuar për t'u rikthyer te çështja e Trumpit, megjithatë ish-kryeprokurori i Hagës e ka hedhur poshtë kategorikisht një pretendim të tillë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: