Sport
Mbështetje financiare dhe trajnime: Rama propozon bonus mbi pagë për mësuesit ndihmës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, takim ku në fokus ishin ngritja e një Këshilli Kombëtar dhe rritja e efikasitetit të sistemit të mësuesve ndihmës.
Kreu i Qeverisë vuri theksin te domosdoshmëria e ngritjes së një skeme të mirëfilltë trajnimi për këtë kategori mësuesish, duke shtuar se ata duhet të përfitojnë edhe shpërblim monetar shtesë për punën e tyre të çmuar.
“Duhet ndërtuar një sistem trajnimi dhe duhet parë mundësia që këtyre mësuesve t’u jepet një mbështetje ekstra financiare. Duhet të kenë një bonus mbi pagën”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.
Po ashtu, gjatë këtij takimi, Rama hodhi propozimin për themelimin e një këshilli konsultativ, i cili do të mblidhet rregullisht për të garantuar zgjidhjen e menjëhershme të sfidave dhe shqetësimeve që paraqiten në terren.
“Duhet të organizojmë një këshill konsultativ, të mblidhet me frekuenca të rregullta, të ketë një mikrosekretariat, dikë që mund të referojë problemet në kohë reale”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: