Kronikë
Në Kongresin amerikan, Jack Smith përmend dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara të Hagës, Jack Smith, ka vazhduar dëshminë e tij para ligjvënësve në Kongresin amerikan, ku është ballafaquar me pyetje nga kongresmenët republikanë lidhur me hetimet e mëparshme ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilat republikanët pretendojnë se përbëjnë abuzim me detyrën.
Gjatë seancës dëgjimore, kongresmeni Eric Schmitt e pyeti ish-kryeprokurorin nëse gjatë karrierës së tij ka pasur raste që i ka humbur, pyetje të cilën Smith e konfirmoi duke pranuar se ka pasur vendime ku nuk ka dalë fitues.
Më pas, diskutimi u zhvendos nga ligjvënësi te angazhimi i Smithit në krye të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe ndjekja penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të Schmittit rreth këtij procesi gjyqësor, Smith theksoi se ish-lideri kosovar sapo është shpallur fajtor dhe është dënuar për përgjegjësi penale që përfshijnë mbi 300 raste të torturës dhe 96 vrasje të paligjshme.
Në vijim të interpelancës, kongresmeni Schmitt ngriti dyshimet nëse puna e tij në Hagë kishte shërbyer si një mundësi për t'u rikthyer më pas te çështja e ndjekjes së Donald Trumpit, aludim ky që u mohua prerazi nga ish-prokurori i Hagës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: