Sport
Ëndrra e madhe e Fabian Ruiz: Dua ta mbyll karrierën te ky klub
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz, ka konfirmuar edhe një herë afinitetin e tij të fortë me skuadrën e Betis Sevilla, duke shprehur hapur synimin për të veshur sërish fanellën e skuadrës që e promovoi në futbollin e madh.
Duke folur për të ardhmen e tij para takimit të Ligës së Kombeve ndërprerë mes Spanjës dhe Kroacisë, 30-vjeçari, i cili llogaritet ndër pretendentët për “Topin e Artë” 2026, theksoi se mbetet një mbështetës i flaktë i andaluzianëve.
“E kam thënë gjithmonë dhe nuk e fsheh; i ndjek me vëmendje të gjitha ndeshjet e Betis dhe festoj për çdo sukses të tyre. Të gjithë e dinë se jam tifoz i këtij klubi”, u shpreh ai.
Më tej, futbollisti shtoi se rikthimi në këtë skuadër mbetet synim për fundin e rrugëtimit të tij sportiv: “Dëshira ime është ta mbyll karrierën atje. Sigurisht, ende nuk ka ardhur koha e duhur, por jam plotësisht i sigurt se kjo do të ndodhë në të ardhmen”.
Në fjalën e tij, Fabian Ruiz solli në vëmendje edhe një nga çastet më të paharrueshme gjatë periudhës kur mbrojtur ngjyrat e Betis, triumfin 5-3 në derbin ndaj Sevillas të zhvilluar në janar të vitit 2018.
“Kam ruajtur kujtime të jashtëzakonshme nga ajo sfidë. Ishte sukses im i parë në një derbi, ku arrita të shënoj edhe golin tim të parë, dhe mbi të gjitha u luajt në ditën e Epifanisë. Ishte vërtet një përvojë magjike”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: