Sport
Skandal masiv në Turqi: Zbardhet dosja e trukimeve dhe arrestohet kreu i Komisionit të Gjyqtarëve
Reklamë e Sponsorizuar
Futbolli turk është përfshirë nga një furtunë e re pas një operacioni të madh që ka çuar në pranga Ferhat Gundogdu, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve në Federatën Turke të Futbollit.
Sipas burimeve mediatike në Turqi, Gundogdu u arrestua së bashku me gjashtë persona të tjerë. Të gjithë ata po ballafaqohen me hetime intensive për shkak të dyshimeve të forta mbi parregullsitë dhe ndërhyrjet e paligjshme në procesin e ndarjes së drejtësisë në ndeshjet e kampionatit.
Ky aksion është konfirmuar zyrtarisht nga ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, i cili ka garantuar se institucionet e drejtësisë do të shkojnë deri në fund të kësaj çështjeje.
Përmes një deklarate të publikuar në platformën sociale X, ministri Gurlek ka ritheksuar angazhimin e palëkundur të shtetit për të pastruar imazhin e sportit:
“Ne do të vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë për futboll të pastër, për të siguruar që akuzat që dëmtojnë besimin në futbollin turk të sqarohen, që ata që janë përgjegjës të mbahen para ligjit dhe që futbolli të mbahet mend për përpjekjen, luftën dhe sportivitetin në fushë.”
Referuar të dhënave zyrtare, ky hetim prek aspekte kyçe që cënojnë drejtpërdrejt integritetin e arbitrimit vendor. Operacioni i njohur si “Dosja e Gjyqtarëve” e ka nisur zanafillën pas një denoncimi zyrtar dhe dëshmie të dorëzuar nga një ankues më 15 shtator 2025.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: