Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dy gjigantët e Serie A përplasen në merkato: Juventus dhe Milan vënë syrit te talenti i Barcelonës

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dy gjigantët e Serie A përplasen në merkato: Juventus dhe Milan vënë syrit te talenti i Barcelonës
Alejandro Balde duket se po kalon ditët e tij të fundit në "Camp Nou", pasi situata e tij te Barcelona ka ndryshuar rrënjësisht. Me trajnerin Hansi Flick që i ka dhënë përparësi alternativeve të tjera si Joao Cancelo dhe Xavi Espart për krahun e majtë të prapavijës, mbrojtësi spanjoll ka rënë në plan të tretë dhe largimi i tij gjatë afatit kalimtar të janarit konsiderohet tashmë si një mundësi shumë reale. Edhe pse emri i tij u lakua për një largim të mundshëm gjatë verës së shkuar, sinjalet tregojnë se kësaj radhe divorci mes palëve është më pranë se kurrë. Përveç vëmendjes së vazhdueshme nga skuadrat e Premier League, në garë për shërbimet e anësorit kanë hyrë zyrtarisht edhe dy nga emrat më të rëndësishëm të futbollit italian, Juventus dhe Milan. Pavarësisht interesimit të fortë nga Anglia, ku klubet janë të përgatitura të derdhin shifrën e plotë në arkat e katalanasve, strategjia e dy skuadrave italiane duket ndryshe. Drejtuesit e Juventusit dhe Milanit po synojnë një formulë alternative, duke preferuar huazimin e lojtarit deri në përfundim të edicionit aktual, i shoqëruar me një opsion blerjeje në fund të sezonit. Kujtojmë se kartoni i 21-vjeçarit vlerësohet rreth 50 milionë euro në tregun e transferimeve sipas portalit të specializuar "Transfermarkt", ndërsa marrëveshja aktuale e mbrojtësit me klubin blaugrana është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar