Aktuale
Aktorja Gresë Gashi tregon pasojat në rrjetet sociale pas mbështetjes për UÇK-në: Më braktisën rreth 10 mijë ndjekës
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja e njohur shqiptare, Gresë Gashi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një shqetësim lidhur me reagimet e ashpra që ka hasur në internet, pasi ka nisur të publikojë përmbajtje kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-drejtuesve të saj që po ballafaqohen me procesin gjyqësor në Hagë.
Sipas artistja, ky angazhim publik është shoqëruar me një largim masiv të audiencës, ku rreth 10 mijë persona kanë vendosur t'i japin fund ndjekjes së profilit të saj. "Që kur kam fillu me postu për UÇK-në edhe për çlirimtarët që ndodhen padrejtësisht në Hagë, unë i humb rreth 10 mijë followersë", ka deklaruar ajo përmes një videoje të publikuar.
Gashi ka pranuar se ky reagim i publikut e ka shtyrë të mendojë thellë rreth standardeve dhe sjelljeve në platformat digjitale, duke vënë në pah një kontrast shqetësues në mënyrën se si përdoruesit konsumojnë informacionin.
"Mu ka duk një fenomen tepër i çuditshëm se qysh njerëzit kur poston budallakina në përditshmëri t’kqyrin, e kur fol për diçka që ti e ndjen edhe është një temë shumë e ndishme, largohen", është shprehur ajo.
Pavarësisht kësaj rënieje të ndjeshme në numrin e ndjekësve, aktorja ka theksuar se kjo nuk do të përbëjë kurrë pengesë për të shprehur bindjet dhe idealet e saj kombëtare.
"Amo mu numrat në Instagram nuk mujnë me më ndal edhe me ma hup guximin për me fol. Edhe me ditë që edhe 1 mijë followers kanë me më met, unë kam me vazhdu me fol derisa të arrijmë diçka na si popull", përfundoi ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: