Politikë
Skenë e pazakontë në Tiranë: Dy të rinj bllokojnë rrugën me një stol gjatë protestës së studentëve
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e organizuar nga studentët ditën e sotme në kryeqytet, përveç kërkesave dhe mesazheve sensibilizuese, është shoqëruar edhe me momente që kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.
Teksa turma po marshonte në drejtim të godinës së Kryeministrisë, dy djem të rinj kanë zgjedhur një formë disi të veçantë proteste. Ata kanë marrë një stol nga parqet përreth dhe e kanë vendosur atë në mes të rrugës, duke u ulur mbi të me qetësi të plotë.
Të pajisur me syze dielli, ndërsa njëri prej tyre mbante edhe kapuçin e veshur mbi kokë, të rinjtë qëndronin të relaksuar dhe të buzëqeshur, pavarësisht zhurmës dhe lëvizjeve të protestuesve të tjerë përreth tyre.
Ky gjest, i cili shkëputi për pak çaste ritmin e marshimit, u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit e tjerë. Të shumtë ishin ata që i duartrokitën djemtë, duke i shoqëruar brohoritjet e tyre me thirrje mbështetëse si: “Bravo rinia, bravo!”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: