Sport
Prapaskenat e Asamblesë së PS-së: Rama kërkon largimin e Spiropalit dhe Ndrecës, refuzon Veliajn
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një hap të fortë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, duke kërkuar zyrtarisht votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e kësaj force politike.
Mbledhja është shoqëruar me tensione dhe debate të hapura, ku Spiropali ka hyrë në replika të vazhdueshme me kreun e qeverisë gjatë diskutimeve për këtë propozim.
Në të njëjtën linjë, kryesocialisti ka kërkuar largimin edhe të Plarent Ndrecës, i cili mban rolin e avokatit të Erion Veliajt. Për shkak të mungesës së tij fizike, Ndreca nuk ka mundur të përgjigjet gjatë momentit që u propozua masa ndaj tij.
Ndryshe nga dy rastet e tjera, Rama ka shfaqur një qasje tjetër sa i takon Erion Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim dhe që më parë i kishte kërkuar Asamblesë nisjen e procedurave statutore për mocion mosbesimi ndaj kreut të partisë.
Duke iu referuar këtij të fundit, kreu i qeverisë mësohet se është shprehur prerazi: “Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: