Sport
Forma e shkëlqyer e Ernest Muçit bën bujë në Evropë, mediat turke zbulojnë formulën e suksesit të yllit kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, po konfirmon formën e tij të lartë edhe përgjatë këtij sezoni, duke ruajtur standardet e larta të vendosura një vit më parë.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, sulmuesi kuqezi ka fituar tashmë një vend stabël dhe të padiskutueshëm si titullar nën fanellën e përfaqësueses shqiptare.
Sjellja në fushë dhe goli spektakolar i realizuar ndaj Finlandës, i cili i dha hov fitores së Shqipërisë, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shtëpia e evropiane e futbollit. Përmes një komenti zyrtar, UEFA ka vlerësuar aftësitë teknike të lojtarit, duke shkruar se "Ernest Muçi e goditi aq ëmbël".
Ndërkohë, në opinionin sportiv turk është vënë në dukje faktori kryesor që po ndihmon në ngritjen e mëtejshme të talentit shqiptar.
Bëhet fjalë për trajnerin gjerman të Trabzonsporit, Tomas Reis, i cili ka marrë frenat e skuadrës. Nën drejtimin e tij, ekipi ka regjistruar deri më tani tetë fitore dhe vetëm një humbje, ndërsa Muçi, së bashku me Salah, po udhëheqin repartin ofensiv si elementë kyç.
Një pjesë të meritave për këtë shpërthim të sulmuesit nga Pogradeci i takojnë edhe ish-trajnerit të Trabzonsporit, Fatih Teke. Falë besimit të treguar prej tij gjatë edicionit të kaluar, u bë e mundur që potenciali i madh i lojtarit të vinte në pah që në fillim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: