Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kush dështoi në rastin e Arlindës? Flet deputeti që është pjesë e Komisionit Hetimor

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kush dështoi në rastin e Arlindës? Flet deputeti që është pjesë e Komisionit Hetimor
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti, ka tronditur opinionin publik. Ajo është gruaja e tetë e vrarë nga familjarët gjatë këtij viti në Kosovë dhe viktima e 67-të që nga viti 2010. Rasti ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë institucionale dhe mundësinë e parandalimit të tragjedisë. Për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës ka themeluar një Komision Hetimor Parlamentar me 11 anëtarë dhe mandat gjashtëmujor, i cili do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, Armend Baloku, ka bërë të ditur se komisioni ka nisur takimet e rregullta dhe është në proces të konsolidimit të strukturës funksionale. Ai ka theksuar se është votuar edhe angazhimi i profesionistëve ligjorë, të cilët do ta ndihmojnë komisionin në përmbushjen e mandatit të tij. Baloku ka vlerësuar se është ende herët të përcaktohet se ku ka dështuar sistemi, duke shtuar se përmes hetimit do të identifikohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve, si dhe përgjegjësitë konkrete. “Duke qenë se jam anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, dëshiroj t'ju informoj se takimet e komisionit tashmë kanë filluar të mbahen rregullisht, ndërsa jemi në proces të plotësimit të strukturës së tij funksionale. Këtë të mërkurë që kaloi kemi votuar edhe për angazhimin e profesionistëve ligjorë, të cilët do të japin kontributin e tyre dhe do ta ndihmojnë komisionin në përmbushjen e mandatit dhe detyrave të tij. Sa i përket pyetjes se cila hallkë e sistemit ka dështuar dhe pse, mendoj se është ende herët të japim një përgjigje përfundimtare. Si anëtarë të këtij komisioni, kemi për detyrë pikërisht që përmes një procesi të mirëfilltë hetimor të zbulojmë se ku kanë ndodhur dështimet institucionale, nëse ka pasur veprime apo mosveprime nga institucionet përgjegjëse, si dhe të identifikojmë përgjegjësitë konkrete”, thotë ai. Baloku ka theksuar se është ende herët që Komisioni të dalë me rekomandime konkrete për ndryshimet e nevojshme në sistem, pasi fillimisht duhet të përfundojë procesi hetimor. Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u mbledhur dhe analizuar raportet nga institucionet lokale, ndërsa në fazën e ardhshme do të shqyrtohen edhe raportet e institucioneve të nivelit qendror. Sipas tij, komisioni ka nisur edhe ftesat e para për dëshmitarët, ndërsa në javët në vijim pritet të dëgjohen persona të tjerë që mund të japin sqarime për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt. Baloku ka theksuar se synimi është që hetimi të jetë gjithëpërfshirës dhe i bazuar në fakte, në mënyrë që në fund të identifikohen përgjegjësitë dhe të propozohen masa konkrete për parandalimin e tragjedive të tilla. “Po ashtu, lidhur me atë se çfarë duhet të ndryshojë konkretisht në sistem, përfshirë vlerësimin e rrezikut, zbatimin e urdhrave mbrojtës dhe mekanizmat e tjerë të mbrojtjes, për të qenë të përgjegjshëm në deklarimet tona, kërkoj mirëkuptimin tuaj, pasi është ende herët që komisioni të dalë me qëndrime apo rekomandime konkrete pa i përfunduar hetimet. Aktualisht jemi në fazën e mbledhjes dhe analizimit të raporteve nga institucionet lokale. Ky proces do të vazhdojë me kërkimin dhe shqyrtimin e raporteve edhe nga nivelet më të larta institucionale. Pas kësaj, do të fillojmë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, proces i cili tashmë ka nisur me ftesat e para. Në javët në vijim, para komisionit do të paraqiten edhe shumë dëshmitarë të tjerë, nga të cilët do të kërkojmë sqarime për veprimet dhe mosveprimet institucionale në këtë rast. Qëllimi ynë është që hetimi të jetë gjithëpërfshirës, objektiv dhe i bazuar në fakte, në mënyrë që në fund të dalim me konstatime të qarta dhe rekomandime konkrete, të cilat do të ndihmojnë në parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen. Sepse përgjegjësia jonë nuk është vetëm të konstatojmë se çfarë ka ndodhur, por edhe të identifikojmë se çfarë duhet të ndryshojë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet”, përfundoi deputeti për gazetën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar