Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 07:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga çamçakëzët te çaji dhe faturat e dyqaneve/ Plastika e fshehur në produktet që përdorim çdo ditë
Mikroplastikat dhe nanoplastikat janë përhapur pothuajse kudo në mjedis dhe në trupin e njeriut, por ekspozimi ndaj tyre nuk vjen vetëm nga ndotja. Sipas një artikulli të Washington Post, plastika gjendet edhe në produkte të përditshme, ku shtohet qëllimisht për të siguruar funksione të caktuara teknike. Edhe pse ndikimi i mikroplastikave në shëndetin e njeriut mbetet ende objekt studimi dhe nuk ka përfundime të plota shkencore, disa kërkime kanë ngritur shqetësime për ekspozimin e vazhdueshëm ndaj këtyre grimcave. Çamçakëzët, një burim i papritur i mikroplastikave Një nga produktet ku plastika është e pranishme pa u kuptuar nga konsumatorët janë çamçakëzët. Ndryshe nga e kaluara, kur përdorej një përbërës natyral i përftuar nga pema “sapodilla”, sot baza elastike e shumicës së tyre përbëhet nga polimere sintetike. Ndër materialet e miratuara për këtë përdorim në SHBA janë acetati i polivinilit, goma stiren-butadien dhe polietileni, të cilat përdoren edhe në prodhimin e gomave të automjeteve, shollëve të këpucëve dhe qeseve plastike. Një studim i vogël nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxheles vlerësoi se një çamçakëz mund të çlirojë nga 200 deri në 600 grimca mikroplastike. Studimi zbuloi se edhe çamçakëzët me bazë natyrale mund të çlironin sasi të krahasueshme grimcash. Gotat e kafesë dhe paketimet e ushqimeve Një tjetër burim i mundshëm janë gotat prej letre që përdoren për kafenë. Në shumë raste, pjesa e brendshme e tyre është e veshur me një shtresë plastike, e cila pengon depërtimin e lëngjeve, por mund të çlirojë grimca kur bie në kontakt me pijet e nxehta. Bustinat e çajit, miliarda grimca në ujë Edhe bustinat e çajit janë përfshirë në studimet mbi ekspozimin ndaj mikroplastikave. Një kërkim i vitit 2019 raportoi se një bustinë prej rrjete najloni, e zhytur në ujë të nxehtë, mund të çlironte mbi 11 miliardë grimca mikroplastike dhe 3 miliardë nanoplastike. Megjithatë, këto shifra janë kundërshtuar nga studiues të tjerë, të cilët kanë vënë në pikëpyetje metodologjinë e përdorur për numërimin e grimcave. Për të reduktuar ekspozimin, rekomandohet përdorimi i çajit me gjethe ose i bustinave prej letre dhe pëlhure. Studiuesi Kazi Albab Hussain, nga Universiteti i Nebraskës në Lincoln, ka theksuar rëndësinë e temperaturës së ujit në çlirimin e mikroplastikave dhe nanoplastikave. Faturat e dyqaneve dhe kimikatet që përthithen nga lëkura Një tjetër produkt i përditshëm që mund të përmbajë substanca të padëshiruara janë faturat e dyqaneve. Shumë prej tyre printohen në letër termike, e cila mund të përmbajë bisfenol A (BPA) ose bisfenol S (BPS). Këto substanca mund të kalojnë përmes kontaktit me lëkurën. Disa përbërës të përdorur në materiale plastike mund të imitojnë veprimin e hormoneve dhe të ndikojnë në funksione të rëndësishme të organizmit, si rritja, riprodhimi dhe metabolizmi. Megjithatë, për personat që nuk punojnë në mënyrë të vazhdueshme me fatura, ekspozimi konsiderohet shumë i ulët. Një studim i vitit 2023 vlerësoi se ekspozimi ditor ndaj BPA-së nga faturat termike ishte shumë herë më i ulët se kufijtë e përcaktuar nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore. Këto të dhëna tregojnë se plastika nuk gjendet vetëm në ambalazhet që shohim, por edhe në produkte që përdorim apo konsumojmë çdo ditë. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar me saktësi pasojat afatgjata të ekspozimit ndaj mikroplastikave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar