Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

E shtuna sjell mot të ftohtë dhe reshje shiu, në viset malore pritet borë

Redaksia Lajmetereja • 14-11-2026 06:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E shtuna sjell mot të ftohtë dhe reshje shiu, në viset malore pritet borë
Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu kohë pas kohe. Në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë. Ndërkaq, të dielën pritet të ketë vranësira të shpërndara dhe intervale me diell, me mundësi për reshje shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke lëvizur nga 9 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë. Sa u përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë kryesisht të pafavorshme gjatë fundjavës, veçanërisht për personat me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare. Të dielën, me rritjen e temperaturave, pritet një përmirësim i lehtë i këtyre kushteve. Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës dhe furnizimin me ujë të kulturave bujqësore, ndërsa lagështia e shtuar mund të vështirësojë punimet në parcelat bujqësore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar