Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Nuk është një 11 shtator tjetër”, sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së përpiqet të qetësojë publikun

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të nisjes së fluturimeve nga aeroportet amerikane, pas një problemi në sistemin e komunikimit që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka thënë se FAA-ja po heton se çka ka ndodhur. “Teknikët e FAA-së po hetojnë problemin. Do të ofrojmë përditësime të menjëhershme sapo t’i kemi”, ka thënë Duffy. Sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Markwayne Mullin, është përpjekur të qetësojë publikun duke deklaruar se ndërprerja e trafikut ajror nuk është shkaktuar nga ndonjë “akt dashakeq”. Ai theksoi në mënyrë të përsëritur se kjo “nuk është një 11 shtator tjetër”. “Bëhet fjalë për një ndërprerje në telekomunikacion. Të gjithë janë të sigurt”, u shpreh sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Markwayne Mullin. Mullin gjithashtu u shpreh se nuk mund të “përjashtonte asgjë” si shkak të ndërprerjes, ndonëse theksoi se, për momentin, nuk ka asnjë tregues për ndonjë sulm. Fluturimet që tashmë ndodhen në ajër mund të vazhdojnë dhe të aterrojnë në destinacionet e tyre. Një ndalim i këtij lloji është jashtëzakonisht i rrallë. Herën e fundit që FAA-ja ndaloi të gjitha fluturimet ishte në janar të vitit 2023, kur pezulloi sistemin e Njoftimeve për Aviatorët (NOTAM). Rasti i mëparshëm kishte ndodhur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sistemet amerikane të kontrollit të trafikut ajror njihen gjerësisht si tejet të vjetruara. Vitin e kaluar, Kongresi miratoi 12,5 miliardë euro për modernizimin e tyre, por nevojiten shumë më tepër fonde. Vetëm pak javë më parë, Administrata Federale e Aviacionit u zotua se, deri në fund të vitit 2028, do t’i zëvendësojë sistemet që ende mbështeten te disketat – një mjet për ruajtjen e të dhënave që ishte mjaft i përhapur në vitet ‘80 dhe ‘90. Kaos në aeroportet amerikane, ndalen nisjet e avionëve
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar