Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Stuhia godet rajonin e Prizrenit: Evakuohet shkolla 'Xhevat Berisha', dëme të shumta materiale në disa komuna

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 20:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Stuhia godet rajonin e Prizrenit: Evakuohet shkolla 'Xhevat Berisha', dëme të shumta materiale në disa komuna
Erërat e fuqishme që kanë përfshirë vendin që nga mbrëmja e 12 nëntorit kanë shkaktuar probleme të mëdha në Prizren, Rahovec dhe Suharekë. Si pasojë e motit të lig, në shumë zona janë regjistruar dëme materiale, rënie të shtyllave elektrike dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Në Prizren, situata më kritike është shënuar në shkollën fillore ‘Xhevat Berisha’ në lagjen e Trimave, ku erërat e forta kanë dëmtuar kulmin e objektit. Për të garantuar sigurinë e nxënësve, drejtoria ka ndërprerë procesin mësimor dhe ka kryer evakuimin e tyre. “Kemi marrë vendim sipas planit emergjent për evakuimin e nxënësve, me njoftimin e prindërve. Evakuimi është bërë në orën 11:00, ndërsa për gjendjen e krijuar janë njoftuar KDSH-ja dhe Drejtoria e Arsimit”, deklaroi Mimoza Duraj, drejtoreshë e shkollës. Ekipet e emergjencës dhe brigadat e zjarrfikësve janë mobilizuar menjëherë për të menaxhuar situatën. Sead Arifi, drejtor i Emergjencave në Prizren, bëri të ditur se janë raportuar dëme edhe në një shtëpi private në fshatin Billushë, si dhe në objekte të tjera publike e private. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Flamur Hoti, konfirmoi se ekipet e tyre kanë intervenuar në disa lokacione për pastrimin e zonave nga rrënojat. “Kemi intervenuar në fshatin Billushë dhe te shkolla ‘Xhevat Berisha’. Deri më tani kemi rreth 13 shtylla elektrike të drurit të rrëzuara”, njoftoi Hoti. Dëme të konsiderueshme janë raportuar gjithashtu në lagjen Arbana, si dhe në fshatrat Nashec, Billushë e Kobaj. Si pasojë, shumë banorë kanë mbetur pa rrymë për disa orë. KEDS-i ka bërë të ditur se ekipet e tyre teknike ndodhen në terren dhe po punojnë me kapacitete të shtuara për sanimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë. Situatë e ngjashme meteorologjike ka prekur edhe komunat e Rahovecit dhe Suharekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar