Sport
Besa e fiton ndeshjen e fortë me Prishtinën
Reklamë e Sponsorizuar
Prishtina e Besa e kanë luajtur të premten mbrëma ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Pas një ndeshjeje të fortë, fitorja me rezultat 29:27 i takoi skuadrës pejane, Besa.
E gjithë ndeshja ishte e barabartë. Në pjesën e parë Prishtina u shkëput në 16:13, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Pas minutës së 46-të, Besa doli në epërsi 21:20 dhe 22:20. Më pas pejanet u shkëputën edhe në tri gola dhe Prishtina nuk ia doli të kthehet më.
Edona Radoniqi i shënoi tetë gola për Besën, kurse shtatë i kishte Dorentina Qufaj. Learta Gashi kontribuoi me gjashtë gola në fitore.
Te Prishtina nëntë gola i shënoi Elda Hergaja e pesë të tjera Bulëza Maksuti.
Besa tani është e katërta në tabelë me gjashtë pikë. Prishtina mbetet e gjashta me dy pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: