Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Incidenti në Abu Dhabi: Usman Nurmagomedov dhe grupi i tij dënohen me burg pas sulmit ndaj Merab Dvalishvilit

Redaksia Lajmetereja • 13-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Incidenti në Abu Dhabi: Usman Nurmagomedov dhe grupi i tij dënohen me burg pas sulmit ndaj Merab Dvalishvilit
Departamenti Gjyqësor i Abu Dhabit ka shqiptuar dënime të rrepta për tetë persona, të cilët ishin përfshirë në një përleshje fizike ndaj luftetarit Merab Dvalishvili. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në ambientet e hotelit Yas Hilton, ndërkohë që Dvalishvili po jepte një intervistë. Sipas detajeve të bëra publike, Usman Nurmagomedov dhe bashkëpunëtorët e tij iu afruan papritur Dvalishvilit nga prapa, duke e goditur me shuplakë dhe duke inicuar një konflikt fizik, ku për pasojë mbetën të lënduar si Dvalishvili, ashtu edhe miku i tij, Saba Lazishvili. Autoritetet lokale ndaluan menjëherë të gjithë personat e përfshirë. Gjashtë prej tyre, identiteti i të cilëve mbetet i konfidencial, u dënuan me nga gjashtë muaj heqje lirie për shkaktim të panikut, rrezikim të jetës dhe prishje të rendit publik. Përveç burgut, ata janë gjobitur me nga 80 mijë dollarë dhe do të përballen me dëbim të detyrueshëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe sapo të përfundojnë dënimin. Në të njëjtën masë dënimi, pra gjashtë muaj burg dhe 80 mijë dollarë gjobë, janë dënuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin filmuar incidentin. Gjykata i gjeti ata fajtorë për shkelje të privatësisë dhe keqpërdorim të teknologjisë për publikimin e pamjeve të përleshjes, ndërsa urdhëroi konfiskimin e pajisjeve të tyre dhe fshirjen e materialeve filmike. Ndërkohë, dy pjesëmarrës të tjerë në këtë incident i kanë shpëtuar burgut, por janë dënuar me gjoba prej rreth 14 mijë dollarësh secili, për shkak të përfshirjes së tyre në sulm dhe cenim të sigurisë publike. Sa i përket Merab Dvalishvilit, organizata RAF ka konfirmuar se ai është liruar nga paraburgimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar