Sport
Foda vlerëson prurjet e reja, thotë se njëri nga ta mund të luaj nga fillimi – shprehet i lumtur edhe për ardhjen e Dalipit
Reklamë e Sponsorizuar
Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda po mban konferencë për media para takimit me Izraelin, i vlefshëm për raundin e pestë të grupit B3 në Ligën e Kombeve.
Franco Foda vlerësoi punën e prurjeve të reja të kombëares gjatë stërvitjeve teksa theksoi se njëri mund të luaj nga minuta e parë.
“Të gjithë lojtarët e rinj, të gjitha prurjet e reja që i kemi ftuar dhe që paraqiten për herë të parë për Kombëtaren e Kosovës, qoftë Kamberi, Enisi apo Kurtulusi, janë integruar mjaft mirë në ekip. Kjo e ka vërtetuar pritjen tonë, pasi ne i kemi shikuar vazhdimisht edhe në të kaluarën dhe i kemi përcjellë nga afër.
Të gjithë lojtarët na kanë lënë përshtypje shumë të mira gjatë stërvitjeve dhe tani kemi një ndjenjë shumë të mirë. Mund të ndodhë që ndonjëri prej tyre të jetë në fushë si titullar”, ka deklaruar Foda.
Po ashtu ai u shpreh i lumtur për Lutfi Dalipin i cili mbrëmë u zyrtarizua si lojtari më i ri Dardan.
“Jam i lumtur për Lutfi Dalipin. Kemi qenë për një kohë të gjatë në kontakt me të dhe jam shumë i lumtur që i ka thënë po Kosovës”, përfundoi Foda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: