Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Analisti Nallbani: Më etiketuan si antishqiptar për Gjykatën Speciale – u eliminuan bashkombës për pushtet e pasuri

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 09:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Analisti Nallbani: Më etiketuan si antishqiptar për Gjykatën Speciale – u eliminuan bashkombës për pushtet e pasuri
Analisti Bujar Nallbani ka ndarë me publikun përvojën e tij pas reagimeve të ashpra që pasuan një deklaratë të tij publike mbi Gjykatën Speciale dhe përgjegjësinë e ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë një interviste televizive, ai ka bërë të ditur se është përballur me fyerje dhe etiketime si “antishqiptar”, vetëm pse ka shprehur opinionin e tij lidhur me punën e kësaj gjykate. Sipas Nallbanit, vendimet e Gjykatës Speciale mbështeten në dokumente dhe prova të mbledhura për më shumë se gjashtë vjet, të cilat përfshijnë materiale si nga pala serbe, ashtu edhe nga ajo kosovare. “Si mendoni se Gjykata Speciale do të japë mendime të padrejta? Vendimet e saja janë puritane, të cilat bazohen mbi fakte, të cilat bazohen edhe nga ana e Serbisë edhe nga ana e shqiptarëve të Kosovës dhe janë të grumbulluara të gjitha, janë qëmtuar gjashtë vjet e kusur”, u shpreh ai. Duke folur për reagimet e shumta që pasuan daljen e tij, ai shtoi: “Më janë turrur të gjithë duke më thënë në atë intervistë se është antishqiptar, duke më sharë. Nëse unë jam shqiptar, jam më shumë se ata që shajnë, sepse të thuash Gjykata Speciale ka të drejtë nuk e them sepse njoh ata apo se kanë fytyra të bukura”. Nallbani theksoi se qëndrimi i tij buron nga provat e shfaqura në seancat gjyqësore, ndërsa shtoi se verdikti përfundimtar mbetet në dorë të instancave më të larta të drejtësisë: “Unë i dëgjova nga faktet që paraqesin, i quaj të fajshëm dhe akoma nuk na takon neve t’i quajmë të fajshëm apo të pafajshëm, se ka një Gjykatë Apeli”. Në vijim të fjalës së tij, ai ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me fatin e viktimave shqiptare gjatë periudhës së luftës. “Por, të vrasësh shqiptarë në kuadër të luftës, të vrasësh kundërshtarë politikë për të marrë pushtet dhe ta marrësh këtë pushtet, ta trashëgosh dhe të marrësh pasuri kombëtare, t’ua lësh fëmijëve këto resurse dhe këta fëmijë të bëhen borgjezët e ardhshëm...”, deklaroi ndër të tjera Nallbani. Këto zhvillime vijnë në një periudhë kur zhvillimet dhe vendimet rreth ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë vazhdojnë të prodhojnë debate të nxehta në opinionin publik në Kosovë dhe në diasporë. Megjithatë, Nallbani ka bërë thirrje që të shmanget paragjykimi i epilogut gjyqësor, duke kujtuar se procesi mbetet i hapur në shkallët e tjera të gjykatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar