Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Zinedine Zidane regjistron disfatën e parë në krye të Francës pas përmbysjes spektakolare nga Italia

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zinedine Zidane regjistron disfatën e parë në krye të Francës pas përmbysjes spektakolare nga Italia
Përfaqësuesja e Italisë ka arritur një fitore të madhe me rezultatin 3-1 përballë Francës, në një përballje mjaft atraktive të zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A1 në Ligën e Kombeve. Faqja e parë e ndeshjes u takoi 'Gjelave', të cilët zhbllokuan shifrat që në minutën e 10-të. Michael Olise përfitoi nga një pakujdesi e rëndë e portierit Gianluigi Donnarumma, duke e dërguar topin në rrjetë për 0-1. Megjithatë, 'Azurrët' u kundërpërgjigjën në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, i cili barazoi rezultatin në 1-1 pas një pasimi vendimtar nga Nicolo Cambiaghi. Gjatë kësaj pjese, saktësisht në minutën e 35-të, Bradley Barcola ishte shumë afër rikthimit të epërsisë për francezët, mirëpo gjuajtja e tij e fortë u ndal vetëm nga shtylla. Me nisjen e fraksionit të dytë, italianët patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh nga penalltia në minutën e 60-të, por Sebastiano Esposito nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë. Megjithatë, ky gabim u harrua shpejt, pasi vetëm tri minuta më vonë Davide Frattesi realizoi golin e epërsisë 2-1, falë një asistimi perfekt nga Federico Dimarco. Në minutën e 75-të, Francesco Pio Esposito vulosi fatin e këtij takimi duke shënuar saktë nga penalltija, që ishte goli i tij i dytë personal në këtë mbrëmje dhe i treti për përfaqësuesen italiane. Falë këtij triumfi të merituar, Italia ngjitet në krye të renditjes me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca në vendin e dytë, por me italianët që mbajnë epërsinë falë ndeshjeve direkte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar