Sport
Kusari në Web Summit: Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një panel diskutimi në kuadër të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Web Summit”, ku është diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe perspektivën evropiane të Kosovës, shkruan “Bota sot”.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari ka njoftuar se paneli, i planifikuar të mbahej një ditë më parë, është zhvilluar sot, nën moderimin e gazetares polake Dominika Tarczyńska.
Tema e diskutimit ishte “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?”, ku ministrja ka ndarë qëndrimet e saj për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
Ajo ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e pakompromis, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.
Paneli i planifikuar për ditën e djeshme u mbajt sot në Web Summit. Tema e diskutimit ishte “Zgjerimi i BE-së: Sa më e madhe, aq më mirë?”, nën moderimin e Dominika Tarczyńska gazetare polake, me të cilën pata kënaqësinë të ndaj mendimet dhe qëndrimet e mia për perspektivën evropiane të shtetit më të ri në kontinent.
Rruga e Kosovës drejt BE-së është e pakompromis. Historia e Bashkimit Evropian nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj.
Pjesë e diskutimit ishte edhe situata në Ukrainë dhe qëndrimi i saj ndaj Kosovës. Në panel ritheksova se qëndrimi i Kosovës ndaj Ukrainës dhe popullit të saj bazohet në parimet e lirisë, së drejtës dhe sovranitetit territorial. Prandaj, mbështetja jonë për të drejtën e popullit ukrainas për liri, pavarësi dhe sovranitet mbetet e palëkundur.
E ardhmja e Kosovës është evropiane. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe avancimi drejt statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian janë hapa thelbësorë në këtë rrugëtim. Me përkushtim ndaj reformave, forcim të institucioneve dhe besim në potencialin e vendit tonë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar, më të integruar dhe më pranë familjes evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: