Sport
Berisha “karikon” grupin përpara ndeshjes finale në Ligën C
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Pas përfundimit të sfidës, për mediat foli Etrit Berisha:
“E dimë që kemi një ekip shumë të mirë dhe sonte bëmë një paraqitje shumë të mirë. Edhe në sfidën e parë ndaj Finlandës e nisëm shumë mirë, por më pas ndodhi ajo që ndodhi.
Në ndeshjen ndaj Suedisë, kisha një kohë të gjatë pa pësuar gol. Shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të mos pësojmë. Duam të rritemi dhe të kualifikohemi në Ligën B.
Është e rëndësishme që në këto ndeshje të mos jemi gjithmonë të varur nga ndërhyrjet vendimtare të portierit për të mbajtur ekipin në lojë. Ne e dimë që jemi një ekip solid. Rivalët e kanë të vështirë të na shënojnë", ushpreh Berisha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: