Aktuale
Gjykimi për ngacmim seksual: Nesër nis procesi ndaj ish-profesorit Xhevat Krasniqi
Reklamë e Sponsorizuar
Nesër pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj ish-ligjëruesit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të ngacmimit seksual.
Në bazë të aktakuzës së ngritur, në këtë proces janë përfshirë dëshmitë e katër studenteve të këtij fakulteti, të cilat në këtë çështje juridike gëzojnë statusin e palëve të dëmtuara dhe dëshmitareve.
Ndër pretendimet e shumta të shpalosura, njëra nga studentet ka rrëfyer detaje rreth sjelljes së ish-profesorit ndaj saj, duke cituar një deklaratë të tij drejtuar asaj: “M’ke thonë ‘ko me t’bo masazh’”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: