Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ngjarjet e datës 13 nëntor

Redaksia Lajmetereja • 12-11-2026 20:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarjet e datës 13 nëntor
Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Xhevat Krasniqi. (Pallati i Drejtësisë, ora 09:30) Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë takimin e tij të radhës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë, ora 10:00) Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt organizon sesion informues lidhur me mundësitë e financimit dhe grantet për shërbime të konsulencës, në kuadër të programit Advice for Small Businesses. (Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj, ora 10:00) Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) Mbahet ceremoni solemne me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Universitetit “Haxhi Zeka”. (Kampusi i Universitetit “Haxhi Zeka” - objekti i ri i Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis, rruga UÇK, Pejë, ora 11:00) Kombëtarja e Izraelit në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 11:00) Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Izraelit. (Stadiumi “Fadil Vokrri” Prishtinë, ora 11:30)Kombëtarja e Kosovës në futboll mban konferencë për media. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 14:20) Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar