Aktuale
Incident i rëndë në Sarandë: Shpërthimi në karburant lë dy të plagosur, zbulohen identitetet
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës këtë të premte, pasi një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambientet e një pike karburanti, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup si pasojë e flakëve, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi ka pësuar tronditje të rënda nga detonimi.
Sipas informacioneve paraprake, të dy të dëmtuarit janë punonjës të mirëmbajtjes në këtë subjekt, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dalë me një konkluzion zyrtar lidhur me shkaqet dhe rrethanat se si erdhi deri te ky shpërthim.
Ky incident shënon rastin e dytë të ngjashëm brenda një kohe të shkurtër në vend, duke sjellë në vëmendje shpërthimin e ndodhur afërsisht tri javë më parë, më 9 shtator, në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në kryeqytet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: