Politikë
Debat i ashpër në Komision, Avdullah Hoti përplaset me Hekuran Muratin: Je mashtruesi më i madh
Reklamë e Sponsorizuar
Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndarjet buxhetore të Kosovës për vitin 2027 është shoqëruar me tensione të larta dhe përplasje verbale mes deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Gjatë punimeve të Komisionit, ish-kryeministri Hoti ka ngritur një varg pyetjesh dhe kritikash drejtuar ministrit, duke vënë në diskutim qasjen strategjike të buxhetit dhe përputhshmërinë e tij me zotimet e deritanishme të ekzekutivit.
Tensioni arriti kulmin kur Hoti deklaroi hapur se me ministrin Murati është e pamundur të zhvillohet një diskutim konstruktiv, duke thënë shkurt: “Me këtë nuk bëhet debat”.
Nga ana e tij, ministri Murati u kundërpërgjigj duke pohuar se nuk ka ndonjë interes për të debatuar me deputetin opozitar, një qasje kjo që nxiti reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të ish-shefit të qeverisë.
“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend”, iu kundërvu Hoti ministrit.
Në vijim të fjalës së tij, ligjvënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës vuri theksin te fakti se buxheti nuk duhet të shihet vetëm si një shifër kontabël, por si një mekanizëm kyç strategjik që përcakton trajektoren e zhvillimit ekonomik kombëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: