Sport
Operacion në Rinas: Vihen në pranga dy persona të kërkuar, mes tyre një shtetas turk për mashtrim tregtar
Reklamë e Sponsorizuar
Rrjeta e Policisë Kufitare në pikën kalimit të Rinasit ka kapur dy shtetas që ishin shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, gjatë kontrollove rutinë në hyrje dhe dalje të vendit.
Në mesin e të ndaluarve është shtetasi turk Enes Uguz, 31 vjeç, i cili figuronte si person i kërkuar përmes Interpol Ankaranë, me synim ekstradimin e tij drejt Turqisë. Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti i lëshuar më 31 korrik 2026 nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze, për veprën penale të mashtrimit në fushën e aktivitetit tregtar. Aktualisht, strukturat e Interpol Tiranës po bashkëpunojnë ngushtë me homologët turq për të përmbyllur procedurat e ekstradimit.
Ndërkohë, në kuadër të të astit të dytë, në hyrje të territorit shqiptar është ndaluar 27-vjeçari Edison Vukaj, ndaj të cilit rëndonte një masë ndëshkimore nga drejtësia vendase. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendim të datës 3 qershor 2025, e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të vjedhjes me dhunë, të kryer në bashkëpunim.
Këto ndalime janë arritur falë intensifikimit të kontrolleve nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit në kohë reale të të dhënave me Interpol Tiranën. Dokumentacioni procedural për të dyja rastet i ka kaluar institucioneve kompetente për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: