Sport
Kur do t'i japë fund karrierës Neymar? Ylli brazilian zbulon planet e ardhshme
Reklamë e Sponsorizuar
Për një pjesë të madhe të sportdashësve, pesë korriku i vitit 2026 shënoi tërheqjen simbolike të Neymar nga fubolli i blertë.
Një epilog tejet zhgënjyes për një nga futbollistët më të talentuar të dy dekadave të fundit. Atë mbrëmje, kombëtarja e re e Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht në fazën e 16-shes nga Norvegjia. Dy golat e realizuar nga Haaland shuan përfundimisht aspiratat e “Selecaos”, ndërsa i vetmi ngushëllim për brazilianët mbeti goli nga penalltija i sulmuesit në minutën e 100-të. Ylli brazilian kishte bërë sakrifica mbinjerëzore për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, që përbënte edhe paraqitjen e tij të fundit në një Botëror.
Për t'u rikthyer në formë dhe për të qenë sërish protagonist, ai sakrificoi shuma marramendëse në futbollin arab, duke vendosur të veshë sërish fanellën e Santos. Aktualisht, ai vazhdon rrugëtimin e tij në tokën braziliane, teksa numëron ditët drejt pensionimit përfundimtar nga fusha e lojës.
Në një analizë më të thellë, rënia e ritmit të tij në nivelet më të larta nisi që prej largimit nga PSG në vitin 2023. Gjatë periudhës në Arabinë Saudite me Al-Hilal, numri 10 aktivizua në vetëm tri ndeshje, i kushtëzuar vazhdimisht nga shqetësimet e shpeshta fizike. Dëmtimet kanë përbërë pengesën më të madhe në trajektoren e karrierës së tij, e cila shpesh ka mbetur nën hijen e dy gjigantëve të historisë së futbollit, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Megjithatë, pavarësisht rënies së performancës, Neymar duket se vazhdon ta shijojë lojën dhe, përkrah ish-sulmuesit të Interit, Gabigol, po ndihmon Santosin drejt sigurimit të një vendi në Copa Sudamericana.
Edhe kartoni i kuq i marrë ndaj Bahias nuk ka lëkundur aspak entuziazmin e tij për të mos u ndarë ende nga sporti i dashur. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit, Neymar shprehu qartë dëshirën e tij për të vazhduar aktivizimin në fushë, duke lënë të kuptohet edhe kohën e mundshme se kur do të tërhiqet:
“Do të doja shumë të luaja në këtë garë dhe mendoj se kjo do të ndodhë në vitin 2030”.
Në lidhje me këtë deklaratë, një nga bashkëlojtarët e tij komentoi se ylli brazilian ka ende shumë sezone përpara, por vetë lojtari reagoi menjëherë duke thënë: “Nëse do të kishit gjurin tim, ndoshta do ta kuptonit pse…”. Në fakt, Neymar u detyrua t'i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale në dhjetor për të zgjidhur një tjetër problem të natyrës fizike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: