Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e kushëririt në Skënderaj

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e kushëririt në Skënderaj
Publikuar më: Janë shpallur fajtorë Hisni dhe Bujar Ibishi, të akuzuar për vrasjen e kushëririt të tyre në një kafiteri në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, më 12.02.2025. Gjykata e Mitrovicës i dënoi me nga 24 vjet e gjashtë muaj burgim të akuzuarit për vrasjen e Ismet Ibishit, raporton Kallxo. Gjykata ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga – vrasje e rëndë, në – vrasje në bashkëkryerje. Ndërkohë, të dy akuzohen edhe për veprën penale – armëmbajtje pa leje. “Gjykata e ka bërë rikualifikimin e veprës penale nga pika 1 e aktakuzës. Marrë parasysh se nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, sidomos video-incizimi i administruar, nuk është provuar se të pandehurit kanë rrezikuar edhe persona të tjerë”- tha gjyqtari Izet Gërguri. I pakënaqur me këtë vendim u shpreh avokati i palës së dëmtuar, Fisnik Sogojeva, i cili tha për KALLXO.com se do të paraqesin ankesë. Madje, në seancën përfundimtare, Sogojeva kishte kërkuar nga Gjykata që të dy të akuzuarit t’i dënojë me burgim të përjetshëm, duke propozuar që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar