Sport
Lëndimi e detyron Thuramin të largohet nga grumbullimi i Francës, Zidane fton yllin e Bournemouthit
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka marrë një tjetër lajm të keq para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Turqisë.
Thurami nuk kishte arritur të merrte pjesë në stërvitjen e së hënës për shkak të shqetësimeve fizike dhe i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.
Megjithatë, pasi gjendja e tij nuk tregoi përmirësim dhe pas ekzaminimeve të mëtejshme, stafi mjekësor i Francës, në marrëveshje me Interin dhe vetë futbollistin, vendosi që ai të largohej nga grumbullimi dhe të kthehej në klubin e tij.
Éli Junior Kroupi (Bournemouth) est convoqué pour la 1ère fois en Bleu, en remplacement de Marcus Thuram (ischio droit).
Il rejoindra le groupe ce soir à Clairefontaine 🇫🇷 https://t.co/bUlFmEHIYe
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance)November 10, 2026
Në vend të tij, Zidane ka ftuar sulmuesin 20-vjeçar të Bournemouthit, Éli Junior Kroupi. Për këtë të fundit është ftesa e parë në karrierën e tij me Kombëtaren A të Francës.
Mungesa e Thuramit është një tjetër goditje për sulmuesin 29-vjeçar, i cili numëron 35 paraqitje dhe tri gola me fanellën e Francës. Ai nuk ishte ftuar nga Zidane as në grumbullimin e parë të trajnerit të ri, në fund të shtatorit.
Megjithatë, paraqitjet e mira me Interin në fillim të këtij sezoni, ku ka realizuar gjashtë gola, bënë që Thurami të rikthehej në listën e Francës, duke përfituar edhe nga mungesat e Ousmane Dembeles, Esteban Lepaul dhe Maghnes Akliouche.
Franca kryeson Grupin A1 të Ligës së Kombeve, me tri fitore dhe një barazim në katër ndeshje, dhe është në rrugë të mirë drejt kualifikimit në çerekfinale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: