Sport
Kuqezinjtë intensifikojnë stërvitjen, lajme pozitive për Hoxhën dhe Shpendin para Finlandës
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet intensive në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Grupi është fokusuar maksimalisht te dy sfidat e radhës, ato kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, duke ndjekur me përpikëri planin e përgatitur nga stafi teknik.
Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, pjesa më e madhe e futbollistëve kanë qenë në dispozicion të plotë të trajnerit Rolando Maran, duke përballuar me sukses ngarkesat e parashikuara në stërvitjen e sotme.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar Arbër Hoxhës dhe Cristian Shpendit. Të dy lojtarët kanë punuar me një program të diferencuar në fushë, pas dëmtimeve të lehta të pësuara me klubet e tyre. Megjithatë, situata e tyre është optimiste dhe pritet që që nga dita e nesërme ata të bashkohen me pjesën tjetër të grupit në seancën zyrtare stërvitore.
Programi i sotëm nisi me ushtrime në palestër, për të vijuar më pas me detyra specifike taktike dhe simulime të situatave të ndryshme të lojës nën urdhrat e teknikut Maran.
Axhenda e nesërme do të jetë mjaft e ngjeshur. Në orën 11:00, Shqipëria do të mbajë seancën zyrtare stërvitore, ku 15 minutat e para do të jenë të aksesueshme për përfaqësuesit e mediave. Më pas, në orën 16:00, trajneri Maran dhe një prej lojtarëve do të dalin në konferencën zyrtare për shtyp.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Finlandës ka planifikuar konferencën e saj për mediat në orën 11:30, ndërsa stërvitja zyrtare e tyre do të zhvillohet në orën 12:30.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: