Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Policia apelon: KUJDES NGA MASHTRIMET ...

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Policia apelon: KUJDES NGA MASHTRIMET ...
Policia apelon: KUJDES NGA MASHTRIMET ONLINE GJATË SHITJES SË PRODUKTEVE Prishtinë, më 10 nëntor 2026 Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online. Kohëve të fundit janë evidentuar raste kur persona të dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe u dërgojnë linqe (vegëza) mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për realizimin e pagesës. Për të mos rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, rekomandohet: Tregoni kujdes ndaj personave të panjohur që ju kontaktojnë dhe shprehin interesim për blerjen e produkteve tuaja;Mos hapni linqe (vegëza) të dyshimta që ju dërgohen nga blerësit e mundshëm;Mos plotësoni të dhënat e kartelës bankare në faqe apo linqe (vegëza) të dërguara nga persona të panjohur;Mos ndani numrin e kartelës bankare, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar;Verifikoni çdo kërkesë për pagesë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse;Nëse keni dhënë të dhënat bankare në ndonjë faqe të dyshimtë, kontaktoni menjëherë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin raportojeni në Policinë e Kosovës; MBANI MEND: PËR TË SHITUR ONLINE, NUK KENI NEVOJË TË ZBULONI TË DHËNAT E KARTELËS SUAJ BANKARE!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar