Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Shiroka-Pula dhe Hennin flasin për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër

Redaksia Lajmetereja • 10-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shiroka-Pula dhe Hennin flasin për marrëdhëniet Kosovë-Zvicër
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar se ky shtet vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të vendit tonë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe zhvillimor. Ajo shprehu mirënjohjen për angazhimin shumëvjeçar të Zvicrës në  zhvillimin e Kosovës, mbështetjen në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të vendit. Presidentja theksoi rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare në Zvicër, e cila vazhdon të japë kontribut të veçantë në forcimin e partneritetit Kosovë–Zvicër. Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i Forcave të Armatosura Zvicerane përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në kuadër të NATO-s që nga viti 1999, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë. Presidentja Shiroka Pula potencoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë të mbetet përkrahëse e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar