Politikë
Kurti nga Parisi: Mërgata po investon në vend dhe po na përcjell etikën perëndimore të punës
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, ka qenë pjesë e një tryeze diskutimi ku u trajtua rrugëtimi i zhvillimit ekonomik të Kosovës si shtet i dalë nga konflikti. Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit i kushtoi vëmendje të veçantë rolit kyç të diasporës.
Kurti vuri në dukje kontributin e jashtëzakonshëm financiar të bashkatdhetarëve tanë përmes remitencave. Sipas tij, në fazat e mëparshme këto mjete shërbyen kryesisht për ndërtimin e banesave, ndërsa tani vërehet një trend pozitiv i kthimit dhe investimeve direkte në vend. Ai theksoi se ekzekutivi synon të mbështesë këtë dinamikë të re, me qëllim forcimin e prodhimit vendor, rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve aty ku është e mundur.
“Diaspora po na sjell shumë remitenca. Në fillim për të ndërtuar shtëpitë. Dhe se dyti ata po investojnë në Kosovë. Dhe kjo është një faqe e re që duam t’i ndihmojmë,” u shpreh kryeministri.
“Duam t’i rrisim eksportet por edhe t’i zëvendësojmë disa importe,” shtoi më tej ai.
Veç aspektit financiar, kreu i Qeverisë veçoi se mërgata po ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e standardeve profesionale në Kosovë, duke transferuar kulturën dhe etikën e punës nga vendet e Evropës Perëndimore, gjë që po ndihmon ndjeshëm në organizimin dhe suksesin e bizneseve vendase.
“Në anën tjetër ata po sjellin etikën e punës nga Evropa Perëndimore, që na ndihmon organizojmë bizneset tona më mirë,” përfundoi Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: