Politikë
Zemaj i ashpër ndaj Qeverisë: Ngatërrojnë licencimin me punësimin, mbi 500 mjekë ende pa punë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka drejtuar sërish kritika të ashpra ndaj ekzekutivit, lidhur me pretendimet e qeveritarëve për punësimin e bluzave të bardha që janë kthyer në vendlindje.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka vënë nendhevizje se udhëheqësit aktualë të shtetit po dështojnë të kuptojnë ndryshimin thelbësor mes pajisjes me licencë pune dhe angazhimit real në institucionet publike shëndetësore.
"Një qeveri që nuk bën dallimin ndërmjet licencimit dhe punësimit të mjekëve në sistemin publik shëndetësor, po përpiqet ta paraqesë një proces administrativ si rezultat të punësimit. Çfarë të themi!!! Praktikantë të përhershëm në premtime, por premtimet nuk janë rezultate," ka deklaruar ndër të tjera ai.
Sipas ligjvënësit opozitar, gjendja reale në terren paraqet një tablo krejtësisht ndryshe nga ajo që pasqyrohet në deklaratat zyrtare të pushtetit.
"534 mjekë figurojnë të papunë në Kosovë. 91 mjekë specialistë janë të papunë. Ndërsa, sa u përket mjekëve të kthyer nga jashtë dhe të punësuar me kontrata të rregullta në institucionet publike shëndetësore gjatë qeverisjes së VV-së, jo 171, por as një numër dyshifror nuk po arrijnë ta dëshmojnë," ka përfunduar Zemaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: