Politikë
Përgatitjet për “Prishtina 2030”, kryeministri Kurti harmonizon hapat me delegacionin francez
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe delegacionin e përbërë nga personalitete të shquara të Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe përfaqësues të “France Sport Expertise”.
Në fokus të bisedës ishin përgatitjet intensive për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Palët diskutuan gjerësisht mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me ngritjen e infrastrukturës sportive, koordinimin ndërinstitucional, si dhe mbarëvajtjen e proceseve të prokurimit dhe menaxhimit financiar.
Gjatë takimit u ndanë këshilla dhe praktika të vlefshme mbi prioritetet qeverisëse, vendimmarrjen efikase, përcaktimin e qartë të afateve, ndarjen e detyrave dhe skemat e financimit për këtë ngjarje të madhe sportive.
Kreu i ekzekutivit vlerësoi lart rolin e shtetit francez, duke e cilësuar atë si një partner strategjik në këtë rrugëtim. Ai kujtoi marrëveshjen e kredisë të lidhur me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) në fund të korrikut, si dhe Deklaratën e Synimit për ngritjen e Komitetit të përbashkët, mekanizma këta kyçë për realizimin me sukses të “Prishtina 2030”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: