Politikë
Manjani lëshon akuza të forta ndaj drejtësisë: SHISH funksionon si strukturë parazitare, ndërsa SPAK shtrëngon masat kur ka ankesa
Reklamë e Sponsorizuar
I ftuar në një studio televizive, ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit dhe akuzat e ngritura ndaj ish-drejtëses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Gjatë fjalës së tij, Manjani e ka cilësuar SHISH-in si një institucion parazit, duke vënë në dukje se ky organ mban ende hijen e Sigurimit të Shtetit të dikurshëm, pavarësisht se produkti i tij informativ mbetet në nivele minimale.
Më tej, ai ka ndalur te mënyra se si vepron Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke ngritur shqetësimin se prokurorët e këtij institucioni përdorin praktika ku akuzat rëndohën sa herë që personat nën hetim ushtrojnë të drejtën e ankimit për masat e sigurisë.
Sipas tij, çështjet që shoqërohen me rrjedhje të shpeshta informacioni nga organet e akuzës dhe që bëhen publike në media, në thelb shfaqen me brishtësi dhe mungesë provash të forta ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: