Kronikë
Drejtësia jep verdiktin: Russell Brand dënohet me mbi një dekadë burg për krime seksuale
Reklamë e Sponsorizuar
Aktori i njohur Russell Brand është dënuar këtë të hënë me 10 vjet e gjysmë heqje lirie, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje dhe sulmin ndaj tri të tjerave, krime të kryera në periudhën kur fama e tij në fushën e komedisë po njihte vetëm rritje.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Joel Bennathan e akuzoi ashpër 51-vjeçarin për shfaqjen e një “përçmimi të vazhdueshëm dhe arrogant” ndaj femrave.
“Para rreth dy dekadash, ju po ngjiteshiesh në majat e famës. Ishit i mprehtë dhe, për një audiencë të gjerë, shfaqeni si argëtues dhe karizmatik. Mirëpo, paralel me këtë, jeni shndërruar në një agresor seksual”, u shpreh ndër të tjera gjykatësi Bennathan gjatë seancës.
Gjatë dhënies së dënimit, Brand ruajti një qetësi relative dhe, në momentin që po largohej i shoqëruar nga efektivët e sigurisë, i pëshpëriti bashkëshortes së tij: “Do të jemi mirë”.
Komesiani i njohur për angazhimet e tij në kinematografi, televizion e radio, por edhe për betejat e kaluara me varësitë nga alkooli dhe lëndët narkotike, ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke këmbëngulur se të gjitha kontaktet e tij kanë qenë krejtësisht me pëlqim.
Pavarësisht mbrojtjes, trupi gjykues i përbërë nga tetë burra dhe katër gra e cilësoi atë fajtor për akuzat që lidhen me katër nga gjashtë gratë që e kishin denoncuar për incidente të ndodhura duke filluar nga viti 2004. Megjithatë, ai u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një tentativë për sulm të pahijshëm.
Ndërkohë, prokurorja Riel Karmy-Jones theksoi se artisti e kishte shfrytëzuar statusin e tij publik dhe pushtetin që i jepte fama për të krijuar qasje te viktimat, duke krijuar bindjen e rreme se ishte i paprekshëm para ligjit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: