Sport
A do t'i bashkohet Arijon Ibrahimovic Kosovës? Foda zbulon bisedat me talentin
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, është prononcuar rreth mundësisë që futbollisti i talentuar Arijon Ibrahimovic të veshë fanellën e “Dardanëve”, duke konfirmuar se ka pasur disa kontakte direkte me lojtarin.
Strategu gjerman ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar mbetet në dorë të vetë mesfushorit, i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij ndërkombëtare.
“Po, sa i përket zgjedhjes së Arijon Ibrahimovicit, çfarë është më me rëndësi? Unë me Arijonin kam biseduar dhe e kam telefonuar disa herë. Tani zgjedhja mbetet tek ai. Ai ende nuk e ka vendosur se për cilën kombëtare dëshiron të luajë. Mirëpo, në fund të ditës, shpresojmë shumë që ai lojtar të vendosë të luajë për Kosovën dhe ta përfaqësojë Kosovën. Por, ajo që është më e rëndësishme, është që çdo lojtar i cili dëshiron të luajë për Kosovën, duhet të luajë me zemër për Kosovën. Dhe ai që dëshiron të luajë me zemër për Kosovën është shumë i mirëpritur”, u shpreh Foda.
Këto deklarata tekniku i Kosovës i bëri gjatë konferencës për shtyp, e cila u organizua në vigjilje të dy takimeve të fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Në sfidën e parë, “Dardanët” do të matin forcat me Izraelin më 14 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.
Ndërkohë, ndeshja e fundit e këtij cikli do të zhvillohet më 17 nëntor, ku Kosova do të përballet me Republikën e Irlandës në stadiumin “Aviva” në Dublin, duke nisur nga ora 20:45.
Aktualisht, Kosova renditet në pozitën e dytë në Grupin 3 të Ligës B, duke numëruar pesë pikë pas katër ndeshjeve të parakalueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: