Politikë
LDK ndërmerr hapa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngecjet në Raportin e Progresit
Reklamë e Sponsorizuar
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ndërmarrë nismën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend gjatë kësaj jave, me qëllim që ekzekutivi të japë llogari për ngecjet e shënuara në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.
Këtë zhvillim e ka bërë të ditur shefja e këtij grupi parlamentar, Jehona Lushaku-Sadriu, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ajo theksoj se gjatë takimit janë trajtuar edhe sfidat e rënda me të cilat po ballafaqohen sektori i shëndetësisë dhe ai i energjisë.
Lushaku-Sadriu ka njoftuar se përmes një mocioni të veçantë do të kërkohet një debat parlamentar i fokusuar te blerja dhe menaxhimi i energjisë, ndërkohë që seanca e jashtëzakonshme do t'i kushtohet shqyrtimit të gjetjeve të dokumentit zyrtar të Brukselit.
Sipas saj, iniciativa për këtë seancë ka marrë tashmë mbështetjen e subjekteve politike, ndërsa formalizimi i nënshkrimeve të nevojshme pritet të finalizohet gjatë ditës së sotme.
Në përmbyllje, ajo ka shprehur shqetësimin se stagnimi në reformat thelbësore të kërkuara nga BE-ja po e ngadalëson ndjeshëm procesin e integrimit evropian të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: