Aktuale
Kriza energjetike lënë pa ujë të pijshëm disa lokalitete të Prishtinës dhe rrethinës
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar opinionin publik se konsumatorët e disa zonave do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë, si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
Përmes një njoftimi zyrtar, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të ndërprerjes së rrymës nga ana e KEK-ut dhe KOSTT-it në zonën e Banullës dhe Konjuhit – vend ku gjendet Stacioni i Pompave të Ujësjellësit – sistemi i pompimit ka dalë jashtë funksionit.
Si rrjedhojë e kësaj situate, ujin e pijshëm do ta kenë të ndërprerë të gjithë qytetarët që furnizohen përmes këtij segmenti të rrjetit, duke përfshirë zonën e QMI-së, fshatin Janjevë me rrethinë, si dhe Gadimen me zonat përreth.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: