Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Alarm për ekonominë: Kosova rrezikon të lërë pa u prekur miliona euro nga BE-ja

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 11:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Alarm për ekonominë: Kosova rrezikon të lërë pa u prekur miliona euro nga BE-ja
Për shkak të dështimit të mundshëm në përmbushjen e reformave kërkesë të Bashkimit Evropian, Kosova rrezikon të mbetet pa përfituar rreth 130 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor deri në përfundim të këtij viti. Ky alarm është ngritur nga ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Gërxhaliu thekson se përveç votimit të buxhetit për vitin 2027, vendit i duhet urgjentisht qetësi politike dhe një bashkëpunim i sinqertë ndërmjet pozitës dhe opozitës, elemente kyçe për të arritur standardet e kërkuara nga Brukseli. Ajo që e shton shqetësimin është fakti se vendi ka pësuar tashmë një humbje prej rreth 43 milionë eurosh nga i njëjti fond, ndërsa përçarjet e vazhdueshme politike rrezikojnë të bllokojnë realizimin e detyrimeve brenda afateve kohore. “Kosova ka nevojë që deri në fund të vitit të bëjë hapa të shumtë në normalizimin e aktualitetit politik në Kosovë. E para, tani që kemi funksionalitet të institucioneve, është shtetrore nga fakti që pothuajse të gjitha pozitat që janë zgjedhur janë të plotësuara. E dyta, na presin obligime të shumta, në radhë të parë për miratimin e ligjit të buxhetit për vitin 2027. Dhe ajo që është më interesante, të plotësohen kriteret e parapara që Kosova duhet t’i plotësojë në qoftë se nuk dëshiron t’i humbë edhe një shumë të mjeteve të dedikuara për Kosovën nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Gërxhaliu. Sipas tij, agjenda legjislative që duhet përmbyllur brenda një kohe shumë të shkurtër përfshin ligje kyçe për sektorin e energjisë, falimentimin, të drejtën tregtare, prokurimin publik, partneritetin publiko-privat, si dhe kontrollin dhe avancimin e ndihmave shtetërore. “Kosova duhet të plotësojë reforma të shumta sa i përket aspektit të plotësimit të këtyre kritereve për të qenë pjesë e barabartë në absorbimin e këtyre mjeteve. Njëra ndër sfidat më të mëdha është pakoja e ligjeve që duhet të realizohet në një periudhë shumë të shkurtër kohore. E para ka të bëjë me ligjin për energjinë, e dyta ka të bëjë me ligjin për falimentimin, ka të bëjë me pakon për të drejtën tregtare, ka të bëjë me ligjin për prokurim public, mungon ligji për partneritet publiko-privat, ligji për avancimin dhe kontrollin e ndihmave shtetërore”, ka shtuar ai. Në listën e detyrave për institucionet hyjnë gjithashtu strategjia kundër krimit të organizuar, reforma në administratën publike, kalimi te tranzicioni i gjelbër dhe investimi në kapitalin njerëzor, të cilat kërkojnë rezultate konkrete deri në fund të dhjetorit. “Por sfida më e madhe definitivisht duhet të jetë ajo që quhet sui generis, apo është një bonus për Kosovën që duhet të lidhet me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të cilin e ndërmjetëson apo e ndihmon Bashkimi Evropian”, ka theksuar ish-kreu i OEK-ut. Gërxhaliu bëri thirrje që zhvillimi ekonomik të vihet mbi çdo interes tjetër politik e social, duke kritikuar qasjen e deritanishme që sipas tij ka stimuluar varfërinë dhe e ka mbajtur ekonominë të varur nga importi dhe remitancat. “Definitivisht prioriteti të jetë ekonomia, e jo orientimi social siç ka ndodhur në të kaluarën, sepse orientimi në politika sociale në tërë Kosovën e barazon varfërinë, e devijon nga rruga për zhvillim, dhe në këtë kohë të inflacionit nuk i bëhet nder Kosovës që baza kryesore e rritjes së buxhetit apo qëndrueshmërisë ekonomike të jetë importi, konsumi dhe remitancat nga diaspora”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar