Kronikë
Aksion antidrogë në Pejë: Policia kap armë, substanca narkotike dhe pajisje moderne
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion policor në qytetin e Pejës ka rezultuar me arrestimin e një personi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri, lëndë narkotike, të holla, si dhe pajisje të ndryshme.
Ngjarja është regjistruar ditën e diel, më 8 nëntor, rreth orës 13:05, kur njësitet kompetente kanë ndërhyrë në pronën e të dyshuarit.
Bazuar në njoftimin zyrtar të autoriteteve të rendit, gj kontrollit të ushtruar në shtëpinë dhe ambientet përcjellëse të tij, janë konfiskuar 302.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një armë zjarri e llojit pistoletë e shoqëruar me 3 fishekë.
Gjatë këtij kontrolli, efektivët e policisë kanë gjetur gjithashtu një peshore digjitale, një aparat telefonik të modelit iPhone 17, 325 euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme qesesh plastike të destinuara për paketimin e narkotikëve.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është marrë në pyetje nga hetuesit dhe, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar në masa e mbajtjes për veprime të mëtejshme ligjore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: