Kronikë
Aksident i rëndë në Durrës: Makina humbet kontrollin dhe përplaset me dy mjete të parkuara, shoferi në gjendje kritike
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë rrugore është shënuar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrësit, duke lënë pas një të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:00, një automjet i markës “Ford” ka dalë nga kontrolli dhe ka lëvizur jashtë korsisë së tij, për t'u përplasur më pas me dy makina të tjera që ndodhën të parkuara në zonën e Spitallës.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me urgjencë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda kabinës së shkatërruar. Pasi u lirua, i plagosuri u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet tepër e rëndë. Ndërkohë, grupi hetimor po punohet intensivisht për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: