Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fenomeni Lamine Yamal vendos rekord të ri historik në La Liga, lë pas edhe Lionel Messin

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 10:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fenomeni Lamine Yamal vendos rekord të ri historik në La Liga, lë pas edhe Lionel Messin
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në elitën e futbollit spanjoll dhe më gjerë, duke regjistruar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij në zhvillim e sipër. Talenti katalan ka shkruar historinë pas asistimit të dhënë në triumfin 2:1 ndaj Atletico Madridit, duke u shndërruar në lojtarin më të ri ndonjëherë në La Liga që arrin kuotën e 40 asistimeve. Këtë shifër mbresëlënëse, Yamal e ka kapur në moshën 19-vjeçare dhe 118 ditëshe, duke lënë prapa me diferencë të madhe figura të njohura të kampionatit spanjoll. Rekordin e deritanishëm e mbante Roberto López Ufarte, i cili kishte arritur 40 asistime kur ishte 22 vjeç e 15 ditësh. Ndërkohë, në pozitat e radhës në këtë listë historike radhiten emra si Adrián Escudero, Seguí dhe Joseba Etxeberria, ndërsa ikona argjentinase Lionel Messi e kishte regjistruar këtë numër asistimesh në moshën 23-vjeçare e 158 ditëshe. Në këtë mënyrë, sulmuesi anësor ka kaluar edhe legjendën e argjentinase, duke dëshmuar se pavarësisht rinisë së tij, ai tashmë bën pjesë në grupin e lojtarëve më deçizivë në arenën evropiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar