Sport
Plani i Mourinhos për Valverden: Si kërkon portugezi ta shndërrojë mesfushorin në armë vdekjeprurëse sulmuese te Real Madridi
Reklamë e Sponsorizuar
Federico Valverde po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej futbollistëve kyç të Real Madridit nën drejtimin e Jose Mourinhos, ndërsa trajneri portugez ka plane të qarta për ta shfrytëzuar edhe më shumë potencialin e tij.
Situata e mesfushorit uruguaian kishte qenë ndryshe gjatë kohës së Xabi Alonsos, kur ai kishte shfaqur pakënaqësi për shkak të marrëdhënies jo të mirë me trajnerin dhe mungesës së dëshirës për të luajtur si mbrojtës i djathtë.
Megjithatë, ardhja e Mourinhos duket se ka ndryshuar gjithçka. Trajneri portugez ka arritur ta bindë Valverden se kjo pozitë mund të jetë vendi ku ai do të ketë rol të rëndësishëm në planet e klubit.
Uruguaiani tashmë ka fituar përparësi në hierarki ndaj mbrojtësve të tjerë të krahut, përfshirë Trent Alexander-Arnoldin dhe Denzel Dumfriesin. Por Mourinho nuk dëshiron që kontributi i tij të kufizohet vetëm në detyrat mbrojtëse.
Sipas raportimeve nga “Defensa Central”, trajneri i ka bërë të qartë Valverdes se pret më shumë prej tij në fazën sulmuese, pasi beson se ai mund të jetë shumë më i rrezikshëm për kundërshtarët edhe kur aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Valverde ka shënuar në dy ndeshjet e fundit kundër Valencias dhe AEK Athensit, ndonëse golin e fundit e realizoi në një takim ku luajti në mesfushë.
Mourinho beson se instinkti i tij sulmues mund të shfrytëzohet edhe nga pozita e mbrojtësit të djathtë, duke kërkuar që uruguaiani të jetë vazhdimisht i përfshirë në aksionet ofensive të skuadrës.
Kjo u pa edhe në përballjen me Valencian, ku Valverde regjistroi dy goditje drejt portës, harkoi dhe provoi të krijonte rrezik me pasime të gjata nga pozicione të avancuara.
Ndërsa kundër Villarrealit, ai depërtoi drejt qendrës dhe dha pasimin që krijoi mundësinë për golin e fitores të Yan Diomandes. Pikërisht kontribut të tillë dëshiron të shohë më shpesh Mourinho nga futbollisti i tij.
Sistemi i lojës së Real Madridit, i bazuar në mbajtjen e topit dhe avancimin e mbrojtësve të krahëve, mund t’i përshtatet shumë mirë cilësive të Valverdes.
Kur Arda Güler zhvendoset nga krahu drejt qendrës, uruguaianit i krijohet hapësirë për të depërtuar në sulm përgjatë vijës anësore. Ndërkohë, pozicionimi i gjerë i Diomandes i mundëson atij të gjejë hapësira edhe në zonat e brendshme të fushës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: