Aktuale
Kaya Scodelario mahnit në krah të Theo James në Los Angeles, vijojnë sukseset për “The Gentlemen”
Reklamë e Sponsorizuar
Aktorja e njohur britanike, Kaya Scodelario, ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e saj tejet elegante, gjatë një ngjarjeje promovuese për serialin e tyre të suksesshëm “The Gentlemen”, e cila u mbajt në qytetin e Los Angeles.
Kasti i këtij prodhimi televiziv të famshëm të platformës Netflix, që mban firmën e regjisorit të mirënjohur Guy Ritchie, ka hyrë tashmë në fazën e xhirimeve për sezonin e tretë, pasi rinovimi zyrtar u konfirmua gjatë muajit gusht.
Gjatë ditës së shtunë, Scodelario u shfaq e kuruar në detajet e fundit me një fustan të bardhë pa rripa nga krijuesja Stella Hanan, i cili dallohej për elegancën dhe dizajnin unik me detaje të varura në pjesën e poshtme.
E lyer dhe e kombinuar me shije, ajo kishte përzgjedhur këpucë me taka në ngjyrë ari, ndërsa aksesorët e shkëlqyeshëm i dhanë pamjes së saj një hije edhe më të sofistikuar.
Në anën tjetër, kolegu i saj i castit, Theo James, u shfaq mjaft terheqës dhe klasik, i veshur me një kostum të zi, të cilin e kishte kombinuar me një këmishë dhe kravatë në nuanca bardhezi.
Në këtë mbrëmje kushtuar serialit, dy protagonistëve kryesorë iu bashkuan në tapet edhe figura të tjera të njohura si LouLou Bontemps, Jenelle Riley dhe Matthew Read.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: