Sport
Formë e jashtëzakonshme: Fisnik Asllani ndëshkon portierin gjerman dhe shkëlqen me gol e asistim
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një periudhë fantastike, duke konfirmuar formën e lartë me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në elitën e futbollit gjerman.
Në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës, skuadra e Hoffenheimit ka arritur të kalojë në epërsi 1:0 ndaj Schalke 04, falë një momenti vendimtar të sulmuesit kosovar.
Ishte minuta e 10-të e takimit kur Asllani reagoi në mënyrë perfekte për të përfituar nga një pasiguri e portierit Loris Karius, duke e dërguar topin pa vështirësi në rrjetë dhe duke zhbllokuar shifrat.
Spektakli i 21-vjeçarit nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 26-të ai u shndërrua në protagonist si asistues. Pas një depërtimi dhe një pasimi perfekt brenda zonës, ai gjeti Tim Lemperlen, i cili nuk gaboi nga afër, duke dyfishuar avantazhin e Hoffenheimit në 2:0.
Me këto paraqitje, sulmuesi nga Kosova po vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij kyçe në formacionin e skuadrës gjermane, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të komentuar të këtij sezoni.
Vlen të theksohet se në këtë sfidë, në formacionin bazë të Hoffenheimit nga minuta e parë është aktivizuar edhe një tjetër talent shqiptar, Leon Avdullahu, i cili po vazhdon paraqitjet e tij të qëndrueshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: