Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Alarmi te Zvicra dhe Sunderlandi: Granit Xhaka pëson lëndim dhe rrezikon mungesën në ndeshjet e nëntorit

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Zvicrës dhe skuadra e Sunderlandit kanë marrë një lajm të hidhur, pasi kapiteni Granit Xhaka është detyruar të braktisë fushën e blertë që në minutën e tretë të takimit kundër Chelseat, valid për javën e 10-të në Premier League, për shkak të një dëmtimi. Forma fizike ka qenë sfidë e vazhdueshme për mesfushorin gjatë këtij edicioni garues, ku ai shpesh ka munguar për shkak të problemeve shëndetësore, duke mos arritur të gjejë ritmin e duhur të paraqitjeve. Stafi mjekësor i Sunderlandit është në pritje të përfundimit të ekzaminimeve të detajuara për të përcaktuar me saktësi shkallën e lëmtimit të lojtarit dhe periudhën e saktë se sa gjatë do të qëndrojë larg fushave të futbollit. Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze edhe në kampin helvetik, me Xhakën që tani është në dyshim të madh për të kontribuar te Përfaqësuesja e Zvicrës në dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar