Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tërmkolli kritikon Ramën: Për korrigjimin e kufirit punoi me Vuçiqin e Hashimin, për Hagën hesht

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tërmkolli kritikon Ramën: Për korrigjimin e kufirit punoi me Vuçiqin e Hashimin, për Hagën hesht
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me qëndrimet për çështjet që lidhen me Kosovën. Ajo ka përmendur edhe idenë e “korrigjimit” të kufirit Kosovë-Serbi, duke pretenduar se Rama kishte punuar për këtë projekt bashkë me Aleksandar Vuçiqin dhe Hashim Thaçin. Tërmkolli ka kritikuar gjithashtu mungesën e reagimit ndaj asaj që ajo e quan “korrigjim” të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. “Duhet ‘korrigjim’ apo anulim i vendimit, e dinë ata që janë në organizim të kundërshtimit”,ka shkruar ajo. Për “korrigjim” të kufirit të Kosovës me Serbinë, patën punu fort antishqiptari Edi Rama me Vuçiqin edhe me Hashimin! Reaguam shumë dhe fort, dhe ai projekt u ndërpre! Tani që Albini po flet për “korrigjim” të vendimit të Hagës, po duket se nuk po punon askush! Duhet “korrigjim” apo anulim i vendimit, e dinë ata që janë në organizim të kundërshtimit!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar